erkanpetekkayaMediat turke kanë lajmëruar që në orët e para të ditës për një gjendje të rëndë të aktorit Erkan Petekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Sipas mediave, shkak duket se është bërë një infeksion në traktin respirator dhe problemet me frymëmarrjen.

Aktori i njohur, bashkë me ekipin e punës, kanë qenë në sheshxhirim për orë të tëra dhe në temperatura shumë të ulëta, gjë që është bërë shkak i gjendjes së rënduar shëndetësore.

Prej tri ditësh, Erkan Petekkaya po merr mjekim në një spital privat të Stambollit dhe mjekët thonë se gjendja është nën kontroll.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here