Ndarja nga Erjon Zeqiraj ka bërë që Bertina Mehmeti të rikthehet akoma më e fortë dhe në një formë superseksi, saqë ka mahnitur të gjithë ata të cilët e kanë parë vajzën e famshme të ‘’Big brother’’.

Versione të shumta qarkullojnë rreth lidhjes së tyre, e cila herë-herë bëhet edhe mister, pasi ish-çifti i njohur nuk preferon të flasë për marrdhënien e tyre, ndërsa Erioni ka thyer para një kohe akullin duke thënë se, nëse e takon në rrugë Bertinën, do t’i flasë. Por nuk dihet se si do të veprojë Bertina, e cila ka shumë dëshirë që t’i kthehet atij dhe të rifillojnë lidhjen aty ku e kanë lënë.

Duke dashur të tregohet indiferente ndaj ‘’thashethemeve’’ që lidhen me jetën e saj, e revoltuar nga shkrimet, Bertina ka filluar pushimet e para në Mai Tai duke u zhveshur në bikini e duke dashur të tregojë se, edhe në mungesë të Erionit, ajo është një vajzë super seksi, gjë që e vërtetojnë edhe fotot të cilat i ka postuar në facebook, ku ka tërhequr jo pak vëmendjen, sidomos të meshkujve.

E veshur me një palë bikini si zebër, linjat e Bertinës duken perfekte, pasi ajo deri më tani nuk ka pasur asnjëherë problem me mbipeshën apo celulitin.
Nga ana tjetër, Erjoni duket se nuk ka ndenjur duarkryq. Pak ditë më parë, ai është kapur nga paparaci ynë në një pub në shoqërinë e një vajze brune, shumë larg stereotipit të femrave si Bertina. Në këto raste, justifikimi është që jemi vetëm shokë. Ne nuk e dimë se çfarë janë, por ju shihni fotot dhe nxirrini vetë konkluzionet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here