Revista “VIP” ka organizuar këtë javë një festë me rastin e ditëlindjes së saj, ku të ftuar kanë qenë shumë personazhe publike.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në festën ku kishte shumë personazhe të njohura, ka qenë takimi i dy personazheve të dashura të “Big Brother”, Erionit dhe Bertinës, dikur çift. Të gjithë të pranishmit i kishin ngulur sytë nga çifti, për të parë se si do të reagonin ndaj njëri-tjetrit…

Reagimi ishte ai një pritej. Një shkëmbim duarsh, pa shumë dashamirësi, gati si dy të panjohur. Megjithatë, të dy ish-të dashurit e mbajtën fjalën. Si Bertina ashtu edhe Erioni kishin thënë për “Bluetooth” që nëse shiheshin bashkë do të përshëndeteshin, dhe kështu ndodhi…

Çifti u përshëndet dhe më pas vijuan të shijonin festën nën shoqërinë e miqve respektivë. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here