I pari i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj ka festuar 39-vjetorin e lindjes.

Por, kjo ditëlindje ka qenë ndryshe për kreun e Bashkisë së Tiranës, i cili dy muaj më parë u bë baba për herë të parë.

Ai ka zgjedhur që të falenderojë të gjithë miqtë e tij për urimet që i kanë bërë në ditën e lindjes përmes një fotoje të veçantë familjare, ku ka pozuar bashkë me Ajolën dhe djalin e tyre të vogël, Kajanin.
“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan Veliaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here