Futbollisti, i cili bëri 33 vjeç më 14 prill i jep kështu fund beqarisë. Ai do të celebrojë në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij më të ngushtë lidhjen pesëvjeçare me juristen italiane, Rossella.

Ajo është 29 vjeç dhe për herë të parë vizitoi Tiranën në verën e vitit 2008, duke kaluar disa ditë në fshehtësi të plotë me Erionin në Durrës, në shtëpinë e pushimit që Bogdani ka në qytetin bregdetar.

Një dekadë që jeton në Itali dhe miliona fansa të lojës së tij si futbollist. Erion Bogdani tashmë njihet nga të gjithë, është i adhuruar, i vëshguar ndaj i duhet të bëjë një jetë disi më të mbyllur, e të jetë më i rezervuar. Si një futbollist me famë ka menduar të organizojë një ceremoni martese që ndoshta nuk ishte pritur nga adhuruesit e futbollistit, por që Erion Bogdani ka vendosur ta organizojë pikërisht të dielën tjetër.

Futbollisti shqiptar që jeton në Itali ka vendosur të organizojë dasmën në një restorant të veçantë në Verona të Italisë më 6 qershor. Do të jetë një festë krejtësisht private e sulmuesit shqiptar të Kievos me të ftuar të zgjedhur. Futbollisti, i cili bëri 33 vjeç më 14 prill i jep kështu fund beqarisë. Ai do të celebrojë në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij më të ngushtë lidhjen pesëvjeçare me juristen italiane, Rossella.

Ajo është 29 vjeç dhe për herë të parë vizitoi Tiranën në verën e vitit 2008, duke kaluar disa ditë në fshehtësi të plotë me Erionin në Durrës, në shtëpinë e pushimit që Bogdani ka në qytetin bregdetar. Hera e saj e dytë që vizitoi Tiranën ishte vetëm pak javë më parë, ndërsa nuk dihet nëse vendimi për martesë është marrë me ardhjen e saj të fundit në shtëpinë e prindërve të Erionit, apo ka qenë një vendim i menjëhershëm.

Lidhja 5 vjeçare me juristen italiane

Edhe pse ka qenë i rezervuar për jetën e tij private gjithmonë e ka shprehur hapur lidhjen me Rossella Ariodante, juristen 29 vjeçare nga Salerno. Lidhja e tyre nisi pesë vite më parë, dhe pavarësisht komenteve në media për natyrën prej “aventurieri” të Erionit, lidhja nuk pësoi asnjëherë krisje. Plani i tij për martesë do të plotësojë dhe një kërkesë dhe domosdoshmëri të të dyve për të nisur një jetë familjare, edhe pse profesioni i Erionit gjithmonë me udhëtime dhe ndeshje nuk do t’ua ofrojë shumë këtë mundësi.

Gjithsesi Rossella është mësuar me këtë lloj jete pasi kur ka kohë ajo e shoqëron Bogdanin në ndeshjet e tij. Ajo është një vajzë e tërhequr dhe e pa ekspozuar në faqet e medias, ndërkohë që nga vetë Erioni është komentuar si natyrë e thjeshtë dhe e qeshur. Me martesë Erioni do i japë fund statusit “beqar luksoz i futbollit” siç e kanë etiketuar mediat, për të nisur një jetë ndryshe, që mesa duket do të jetë njësoj e mbyllur si më parë.

Erion Bogdani, jeta e tij në Itali

Pyetjeve të gazetarëve të interesuar se nëse Erion Bogdani do të kthehej një ditë të jetonte përgjithmonë në Tiranë, i është përgjigjur me diplomaci; “Jo, nuk besoj se kthehem”. Në Itali i janë bërë shumë vite dhe me atë vend ka lidhur shumë gjëra. Por ai ka pohuar se kontributi i tij do të ishte të jepte ndihmëm e në përzgjedhjen e lojtarëve. I lindur në Tiranë, më 14 prill të vitit 1977, Bogdani ka luajtur në Shqipëri me Partizanin, në Turqi me Gençlerbirlixhi, në Kroaci me NK Zagreb, dhe në Itali me Rexhinën, Salernitanën, Veronën, Sienën, Livornon dhe Kievon. Erjon Bogdani ka luajtur 299 ndeshje gjatë dhjetë viteve të tij në Itali.

Jeta si VIP në Itali

Po si e kalon Erioni kohën jashtë fushës së lojës?! Në fakt i pëlqen shumë të qëndrojë në shtëpi, të ndjekë filma artistikë dhe dokumentarë si dhe të argëtohet në jetën e natës. Kështu në mediat italiane disa muaj më parë u tha se Erion Bogdani është duke e shijuar plotësisht jetën e tij në Itali.

Sulmuesi shqiptar i Kievos, i njohur për sharmin e tij ishte fotografuar duke kaluar një mbrëmje të veçantë në një prej diskotekave më të njohura të Milanos, “Hollivud”, në shoqërinë e disa prej personazheve më të njohur të futbollit dhe modës. Sipas Mediagol.it, në diskotekë ishin edhe sulmuesi i Kaljarit, Alesandro Matri, ish-sulmuesi i Interit, Bobo Vieri, fotomodelja Aida Jespica, drejtuesja Elenoire Kazalenjo, velina e emisionit “Striscia la notizia”, Federika, dhe ish-konkurrentë të “Grande Fratello”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here