Ajo ka arritur të përjetojë një eksperiencë që shumë bashkëmoshatarë të saj në Shqipëri ose me banim në Itali do ta ëndërronin ta bënin. 24-vjeçarja nga Berati, Erinela Bitri, arriti të futet në shtëpinë më të vëzhguar të italianëve në “Grande Fratello 11”.

Megjithëse nuk u përkrah nga publiku atje, më pas duket se Erinela po përjeton një famë të vërtetë jashtë asaj shtëpie.

Është gjithnjë në qendër të vemendjes kjo, edhe për shkak të lidhjes që krijoi me një djalë 22-vjeçar, Davide Baroncini. Çifti duket shumë i dashuruar edheme mbarimin e lojës, ndërkohë që Erinela shijon famën në lokalet e natës së Italisë, ku siç e shihni edhe nga fotot, ajo shoqërohet me truproja.

Githashtu Erinela është vazhdimisht e ftuar në programe të ndryshme televizive, së bashku me Daviden dhe një nga provat e mëdha të dashurisë mes tyre është një tatuazh që e kanë bërë të dy në kyçin e dorës. Është një sigël me dy B, ku janë mbiemrat e secilit./PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here