Eric Cantona strehon një familje refugjatëshSulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Eric Cantona, është zotuar se do të strehojë dhe ushqejë një familje refugjatësh se paku për dy vitet e ardhshme.

Ish-kapiteni i Djajve të Kuq ka thënë për një radio franceze se është frymëzuar nga përvoja e gjyshërve të tij dhe kështu tani do të strehojë një familje në Francë.

49-vjeçari, i cili ka lënë futbollin në moshën 30-vjeçare, ka thënë se ka përgatitur një shtëpi të vogël, një kopsht për fëmijët dhe ushqim për tërë familjen.

“Unë jam duke u organizuar me autoritetet e Marsejës. Nëse ju do t’i ofroni shtëpi dikujt dhe e dini që nuk kanë të drejtë për të punuar, ata e kanë të vështirë për t’i siguruar gjërat ushqimore. Por, unë kam menduar edhe për këtë”.

Eric Cantona strehon një familje refugjatësh

“Gjyshërit e mi nga ana e nënës ishin spanjollë dhe kanë ardhur në Francë me shumë vështirësi dhe kjo luajti një rol të madh në vendimin tim”, ka thënë Cantona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here