Ministri francez i Industrisë, Eric Besson ka bërë një gabim trashanik në rrjetin social Twitter. 53-vjeçari në vend që të dërgonte një mesazh privat, ka dërguar një mesazh publik që është lexuar nga të gjithë fansat e tij në rrjet.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë rreth të ngushtë miqsh, por për plot 14 000 persona që kishte në linjë.

Mesazhi si duket ka qenë për grua e tij Yasmine Tordjman, e cila është 29 vjet më e re se ai.

Beson e ka dërguar mesazhin në orën 11:00 paradite ku ai shkruan: “Kur të kthehem në shtëpi dua të shkoj në shtrat. Jam shumë i rraskapitur. Do vish edhe ti?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here