I biri 36-vjeçar i ciftit Zerina dhe Pali Kuke, merret me grafike, efektet 3D te filmave apo videoklipeve dhe ka punuar me personazhe mjaft te famshem.

Gjate nje interviste televizive, Ergini, i cili ka punuar edhe me Tom Hanks-in, ka folur edhe per punen me Beyonce-n, pasi ka realizuar efektet special te klipit “Sweet Dremas” apo per filmin “Spiderman 2”.

“Per pickimin e merimanges ne “Spiderman 2”, u realizuan 180 e ca versione dhe ne fund u zgjodh versioni i 4-t. Per 6 sekonda efekte ne “Superman 2” eshte punuar mbi 6 muaj. Beyonce ka ndenjur mbi 6 ore per te zgjedhur nje veshje per klipin “Sweet dreams”, – ka thene ai, duke nxjerre ne shesh disa sekrete hollivudiane.

Ai madje ka treguar se shume VIP-a te huaj duken aq perfekte ne video, sepse ekziston photo-shop-i edhe permes kamerave, jo vetem ne foto. Ndersa ai rrefente keto risi te teknologjise, shume personazhe publike, si p.sh., Rezarta Shkurta ka shprehur ‘online’ konsiderata per punen e tij. E ne fakt, kush nuk do te deshironte te dukej sa me bukur ne video, edhe artistet shqiptare?!

Por, si ka arritur deri ne kete stad Ergin Kuke?! Pasi u mor per disa kohe me klipe ne Shqiperi, ai ndoqi ne Amerike studimet ne “Gnomon School of Visual Effects”, nje nga shkollat me te mira ne SHBA, e specializuar ne teknikat me te larta te grafikes kompjuterike 3D, ku trajnohen specialiste per industrine e filmit dhe jo vetem. Me pas pati fati qe te perzgjidhej nga kompania “Sony Pictures Imageworks”. Edhe videoja e kenges me te cilen Juliana Pasha u perfaqesua ne “Eurosong 2009”, “Nuk mundem pa ty”, mban firmen e regjisorit Ergin Kuke.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here