Kryeminisitri turk Rexhep Taip Erdogan ka vizituar këngëtarin Ibrahim Tatlıses, në spitalin ku ai po mjekohet, pas sulmit me armë zjarri në javën e kaluar.

Gjatë vizitës së tij prej 20 minutash, Erdogan gjithashtu ka pranuar kandidaturën e Tatlisesit për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në zgjedhjet e ardhshme nacionale më 12 qershor. 

Këngëtari që shpëtoi pas plagosjes në kokë, do të kandidojë për deputet për vendlindjen e tij Shanlıurfa. Duke folur para gazetarëve, Erdogan tha se ka lajme të mira për shëndetin e këngëtarit: “E pashë Tatlisesin dhe ai dukej shumë mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here