Filmi ”Taken” me aktorin Liam Neesen, ka arritur zyrtarisht në Shqipëri me pjesën e tij të dytë dhe që nga sot shfaqet edhe në kinematë shqiptare. Ky film ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik e artistik për shkak të skenarit anti-shqiptar.

“Taken 2” ka marrë kritika të përziera edhe nga kritikët ndërkombëtarë, ndërsa në fundjavën e tij të parë në kinematë amerikane është pozicionuar në krye të arkëtimeve me 50 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e biletave.

Derisa në pjesen e parë të filmit, ish-detektivi arrin të shpëtojë vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptarë në Francë, ngjarja me personazhe negative shqiptare vazhdon. Rolin e rrëmbyesit e luante një aktor i njohur me origjinë nga Kosova, Arben Bajraktari, i cili është tërhequr nga skena në serinë e dytë.
E në ”Taken 2”, Muradi, babai i Markos nga Tropoja, i vrarë në filmin e parë, që betohet për hakmarrje luhet nga aktori Rade Sherbexhija.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here