Eranda Libohova tregon këmbët seksi Këngëtarja Eranda Libohova është shquar gjithmonë për elegancën dhe paraqitjen skenike.

Së fundmi patëm mundësinë ta shohim te “Kënga Magjike 2016”, me një këngë shumë të lezetshme dedikuar njerëzve që e ‘shohin’ ndryshe këtë botë.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, për të cilat është e kërkuar kryesisht në Shqipëri.

Eranda gjithashtu ruan një lidhje shumë të mirë edhe me rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat fotografi nga përditshmëria ose aktivitet e saj muzikore gjatë ditës.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet mjaft me stil, e veshur me një pallto kafe, dhe një fustan të zi të shkurtër, mjaftueshëm për të ekspozuar paksa këmbët e saj.

Ky stil veshje i dha asaj një dukje mjaft seksi, por jo të tepruar. Buzëqeshja vazhdon të mbetet aksesori i saj më i bukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here