Lista e konkurrentëve femra VIP që do të kërcejnë në edicionin e ri të “Dancing with the Stars” do të zgjerohet me personazhe të tjerë të njohur, ndërkohë që po afrohet fillimi i spektaklit.

Emri më i ri i përfolur është ai i këngëtares së njohur Eranda Libohova, e cila me sa duket ka pranuar ofertën e producentes së spektaklit, Holta Dulaku, për t’u bërë pjesë e këtij “reality show”.

Me sa duket, Eranda Libohoves kjo oferte i është dukur e këndshme, përderisa ajo vitet e fundit e mban trupin në formë me kurse kërcimi, dhe ndoshta nuk do ta ketë aq të vështirë ta përballojë garën.

Për këngëtaren kjo do të jetë dalja e parë në publik, pas konkurrimit në “Kenga Magjike” me duetin “Pa problem”, kënduar me Aldon Lipen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here