Shumë janë bërë kureshtarë të dinë, se cila është aktorja që luan përkrah Erand Sojlit në sezonin e ri të spektaklit “Portokalli” në “Top Channel”.

Në numrin e ri, ku Erandi luan një skenë divorci në një sallë gjyqi, ai ka në krah bashkëshorten e tij, e cila edhe pse është aktore në profesion, ka qëndruar larg skenës për shkak të angazhimeve familjare. Është gjetur kjo mënyrë që ajo të ushtrojë profesionin e saj, dhe është me fat që ka një numër me bashkëshortin.

Shumë njerëz nuk e kanë njohur, ndërsa ajo shfaqet në “Portokalli”, në rolin e koketës tekanjoze që po ndahet nga bashkëshorti. Për ata që e njohin nga afër, ajo nuk është rastësisht në një spektakël humori, pasi shquhet për natyrën e saj plot humor.

Madje, në ndonjë intervistë, Erandi ka pohuar se shumë batuta që kemi dëgjuar deri tani prej tij, e kanë origjinën nga ajo. Ata kanë dy vajza dhe, me sa duket, jo pa qëllim kanë gjetur një histori me divorc për të bërë humor, duke sjellë diçka të veçantë në skenë si dy të martuar në jetën reale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here