Eralda HitajBukuroshja Eralda Hitaj është transformuar në imazhin e disa firmave të njohura falë talentit dhe bukurisë që i ka dhuruar natyra.

Eralda është vetëm 22-vjeçare dhe karriera e saj artistike nisi në vitin 2003 si konkurrente në Miss Albania, ndërsa tre vjet më pas përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe që u zhvillua në Kaliforni.

Shtëpia e modës “Giovani” i ofron bashkëpunim , ndërsa ajo ka punuar edhe me kompaninë e orëve Rolex.

Eralda ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura për dramë, por thotë se i pëlqen filmi. Aktualisht Eralada drejton një emision në kanalin muzikor, Music Al.

Eralda e pranon se në rrugëtimin e saj profesional ka pasur fat dhe ndihmën e madhe të Fadil Berishës.

“Fadili insistoi që të bëhesha imazhi i Rolex. Deri në momentin që e kam parë në revistë unë nuk e besoja që do realizohej në të vërtetë”, pohon bukuroshja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here