Ka spikatur qe ne daljet e para ne skene dhe Era Rusi eshte tashme nje kengetare me nje vokal krejt te vecante dhe unik.

Do te studionte per muzike ne Greqi dhe Amerike, por do te rikthehej perseri ne Shqiperi. Bjondja simpatike flet per projektet e saj te ardhshme ne muzike, si dhe per bashkepunim shume vjecar me kompozitorin e mirenjohur Adrian Hila.

Fituesja e cmimit te dyte ne festivalin e RTSH- se dhe perfaqesuesja e Shqiperise ne Festivalin Mesdhetar vjen me nje stil ndryshe nga ai i baladave, qe ajo ka kenduar per publikun e saj te dashur. “Feeling” eshte hiti i ri qe Era do te nxjerr se shpejti ne treg dhe qe sipas saj eshte nje kenge shume verore. Ne kete interviste ajo flet edhe per dashurine e saj te madhe… e cila eshte?!

Era do te nxirrni se shpejti nje kenge te re, do te jete kjo nje kenge verore?

Kenga qe do te publikoj se shpejti titullohet “Feeling”, ka nje super ritem veror, sa “hot aq edhe cool” . Jam e sigurt se do te pelqehet.

Kujt ia keni besuar kete here realizimin e saj?

Prej disa kohesh produksionet e kengeve te mia i’a kam besuar kompozitorit shume te suksseshem Adrian Hila. Ai ka intuite dhe vizion te jashtezakonshem ne lidhje me ate cfare kerkon tregu ne nje moment te caktuar dhe cfare eshte e pershtatshme per mua…dhe intuita e tij nuk ka gabuar asnjehere. Teksti i kenges “Feeling” eshte shkruar nga Olti Curri, i cili pasi degjoi muziken i erdhi nje feeling paksa ndryshe (qesh) c’ka e shprehu ne vargjet qe ju do ti degjoni e shpresoj ti kendoni…

Do ta shoqeroni me nje klip?

Patjeter qe kenga do te shoqerohet me nje videoklip, te cilin do t’a sponsorizoje kompania prestigjoze ABCOM. Kenga fillimisht do te promovohet ne radio dhe paralelisht po punojme per te realizuar videoklipin ne Maqedoni, si gjithmone me te mirenjohurin Alexander. Ndersa publikimin ne median vizive ia kam besuar Televizionit Supersonic.

Mendoni qe do te kete suksesin e kengeve te meparshme?

Kjo eshte nje kenge ndryshe nga te tjerat. Jam e bindur qe do te pelqehet.

Jeni shpallur edhe fituese e cmimit te publikut te festivalit me te madh te videoklipeve ne trojet shqiptare, kujdeseni ne cdo detaj per nje projekt tuajin te ri?

Videoklipet jane pjese shume e rendesishme e imazhit te nje artisti, eshte normale qe secili nga ne kujdeset per detajin me te vogel. Une jam munduar te jem gjithmone vetvetja dhe kam pershtypjen se kjo eshte ajo qe i ka pelqyer publikut tek Era.

Perpos kesaj jeni cilesuar edhe si nje kengetare me nje ze krejt te vecante, si ju ben te ndiheni ky fakt?

Padyshim qe ndihem shume e lumtur qe kjo vecori e imja, eshte evidentuar dhe vleresohet. Ky eshte cmimi me i larte per cdo kengetar.

Eshte muzika dashuria juaj me e madhe ne jete, nisur edhe nga fakti qe ju keni studiuar per muzike?

Muzika eshte dashuria ime e pare (qesh), thone se dashuria e pare nuk harrohet (qesh) ndaj dhe une do vazhdoj te investoj per te cdo dite.

Nese nuk do te ishit kengetare cfare do te ishte Era Rusi?
Ma kane bere shpesh kete pyetje por asnjehere nuk arrij te gjej dicka qe te me frymezoje kaq shume… te me lumturoje kaq shume… te me lodhi kaq shume… nuk arrij te mendoj per dicka me te cilen une do te mundja te shprehesha kaq lirshem…

Mendoni qe studimet ne kete fushe kane qene nje plus ne karrieren tuaj muzikore?

Ne fillim dija thjesht qe kisha talent, shkolla me mesoi si ta kultivoj ne menyre qe te kendoj akoma edhe pas shume vitesh.

Keni patur fatin te studioni ne vende te ndryshme jashte Shqiperise, si Amerike, Greqi, etj, pse u kthyhet perseri ne Shqiperi?

“Home sweet Home” (qesh)

Mendoni qe eshte e veshtire per nje artiste shqiptare, te depertoj ne tregun muzikor boteror?

Mendoj se jashte Shqiperise, artistet e medhenj kultivohen nga kompanite menaxheriale qekur ata jane te vegjel. Kengetaret e medhenj mund te vijne nga hici por talenti dhe ambicia e tyre zhvillohen per vite me rradhe. Ndaj dhe ne mrekullohemi kur i shohim ne skene teksa performojne ne menyre perfekte duke kenduar, kercyer, aktruar. Por ka edhe nga ata qe behen te famshem nga ndonje reality shoe…pra shansi ekziston per te gjithe.

Jeni nje kengetare qe nuk i “trembeni”, te kenduarit live cfare emocionesh ju ben te ndjeni ky fakt?

Gjithmone kam qene dhe mbetem patriote e muzikes Live, madje edhe ne ditet qe kam pushim, nese dua te dal shkoj gjithnje ne vendet ku ka muzike te mire live. Emocionet qe marr nga publiku nuk pershkruhen me fjale, i harroj te gjitha dhe mbushem me dashuri…

Perpos kesaj jeni edhe nje kengetare qe kendoni muziken jazz, sa i njohur eshte jazzi ne Shqiperi, sipas mendimit tuaj?

Ne Shqiperi e kam praktikuar pak muziken Jazz. Jam e mendimit se jane te paket ata njerez qe dine ta shijojne vertete kete lloj muzike qe i perkasin kryesisht moshave mbi 40 vjec, pra atyre qe kane jetuar kohet e arta te jazzit .

C’mendim keni per ato kengetar/kengetare qe kendojne me playback?

Ka kengetare qe kendojne playback dhe kenget e tyre jane vertet shume te bukura, ka dhe nga ata qe te lene per te deshiruar… E rendesishme eshte qe publiku di te perzgjedhe.

Si do ta cilesonit tregun muzikor ne Shqiperi?

Tregu muzikor ne Shqiperi ka qene shume kaotik por, jam e mendimit qe gjerat po shkojne ne vendin e duhur dalengadale. Programet televizive dhe konkurimet live po luajne nje rol te rendesishem ne rritjen e cilesise se kengetareve dhe po sjellin e trajnojne cilesi gjithnje e me te mira. Ne kete menyre publiku edukohet dhe di te dalloje cilesine ne vokal e interpretim.

Keni miq te artiste?

I respektoj te gjithe artistet, secili ka individualitetin e vet ne profesion. Por “mik” eshte fjale e shenjte per mua ndaj dhe kam pak te tille.

Sa e ndjeni konkurrencen ne art?

Nuk mund te them qe e kam ndiere shume…

Do te merrni pjese ne ndonje nga festivalet e rendesishme shqiptare kete vit?

Sigurisht, jam duke u pergatitur per Kengen Magjike, i cili eshte nje festival prestigjoz me nivele te krahasueshme me me te mirat nderkombetare. Jam krenare qe jam pjese e ketij festivali prej shume vitesh..

Ka Era nje kengetar te preferuar?

Natyrisht qe po, kam me shume se nje (qesh)

Ne cilin zhaner muzikor ndiheni me komode?
T
ek baladat dhe Pop&Rock.

Le te ndalemi pak tek perditshmeria si eshte nje dite e zakonshme e Era Rusit?

Tani ne vere e perditshmja eshte pak sa e cuditshme (qesh). Zgjimi gjithnje vone, sidomos nese kam qene ne pune nje mbremje me pare. Nese te gjithe shkojne ne pishina diten, une duhet te shkoj naten (qesh). Kur nuk punoj deshiroj te qendroj me familjen time, darkave gjej gjithnje kohen per shoqerine, me pelqen te shkoj ne plazh, te lexoj, e adhuroj detin dhe diellin.

Merreni me ndonje aktivitet sportiv?

Tani ne vere asgje pervec notit, (qesh).

Keni menduar per pushime?

Jo. Sivjet jam munduar ta alternoj punen me pak pushime ditore, pasi kam qene shume e ngarkuar me aktivitete.

Cfare do te presim nga Era ne shtator?

Ne 21 Shtator hapim sezonin e ri ne “Cavaliero Live”… mezi po pres ta shoh sallen plot dhe te kendojme se bashku me publikun. Ky eshte sezoni i peste qe une jam ne Cavaliero dhe tashme jemi si nje familje e madhe. Atmosfera e mrekullueshme e cila me ka munguar! Gjithashtu kam edhe plane te tjera por do te doja t’ia lija shtatorit…

Keni menduar te sillni nje album muzikor, apo do te vazhdoni te publikoni vetem hite?

Do vazhdoj te realizoj e publikoj kenge te reja, mendoj se eshte me e mira per momentin. /shqiptarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here