Era po ia zë vendin NorësNora Istrefi duket se dalëngadalë po ia lëshon vendin e saj në estradën shqiptare motrës së vogël, Erës.Këngëtarja e re, me stil unik dhe me këngë shumë të komentuara në opinion, është duke zënë vend në mesin e këngëtarëve më të pëlqyer shqiptarë.

Ajo po shkakton “termet” me çdo këngë të publikuar dhe këtë e ka dëshmuar edhe me këngën e saj të fundit, “Njo si ti”, me të cilën për 10 ditë ka grumbulluar afër 1.5 milion klikime në YouTube, raporton koha.net.

Në anën tjetër, Nora, që ditë më parë u bë nënë, nuk po shijon sukses të njëjtë me këngët e reja.

Kënga e fundit e saj është “S’je my lifestyle”, e cila deri më tani, për tre muaj të plotë, ka mbledhur 2.3 milionë klikime në YouTube.
Me ritmet që është duke ecur Era, pritet që shumë shpejt t’ia zë vendin motrës së saj, që konsiderohet një ndër këngëtarët më të pëlqyera të estradës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here