Pas shumë motrave dhe vëllezërve që u futën në muzikë, më në fund edhe Nora Istrefi do të ketë një krah të djathtë të saj në muzikë, të motrën.

Ajo nuk do të vrapojë pas këngëtarëve të tjerë nëpër koncerte, por do të ketë të motrën, e cila do të vazhdojë karrierën si këngëtare duke ndihmuar Norën nëpër koncerte.

Kur të gjithë menduan se Nita, motra e dytë e saj, do të bëhet këngëtare pasi e ndiqte atë ngado që shkonte, të gjithë u habitën kur erdhi lajmi se Era, motra e tretë e Norës, do të provojë veten si këngëtare. Për të mos dështuar që në paraqitjen e parë, ata janë kujdesur që të lançojnë Erën si këngëtare përmes projektit muzikor të Lirycal Son, i cili është në përfundim të albumit të ri.

Ndërsa mes 8 këngëve të përfunduara, njëra do të jetë në duet me Erën. Se si do të shkojë karriera e saj nuk dihet, por pa dyshim që dorë do të ketë edhe motra e madhe Nora me bashkëpunëtorët e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here