Era Istrefi vjen me stil krejtësisht unik, Rihana mund të`freskohet`“Në vendin e saj, në Shqipëri, Era istrefi është tashmë një popstar i vërtetë ndërsa tash po e ngazëllen një Evropë të tërë. Këtë po e bën, veç tjerash, me pamjen, për përshkrimin e së cilës nuk mjafton fjala `hot`.

Kështu e fillon shkrimin për yllin e ri nga Kosova, portali i specializuar gjerman për muzikë të popullarizuar klatsch-tratsch.de

“Me një zë që pa frikë mund ta krahasosh me atë të Rihanna-s dhe me një këngë me emrin “Bonbon”, që në fakt nuk është aspak e ëmbël por tepër cool, këngëtarja tekstshkruese 22 vjeçare po i pushton me vrull toplistat evropiane të hiteve, transmeton albinfo.ch.

Gjatë dy muajve të kaluar, videoklipi zyrtar muzikor i saj është shikuar afër 28 milionë herë, aq sa produksionet evropiane si Shazam, Spotify dhe iTunes kanë ndezur alarmin, shkruan më tutje portali gjerman.

Kënga dance-Pop “Bonbon” prezanton atunë mbresëlënëse të Erës, vëllimin e saj mahnitës të zërit dhe para së gjithash talentin e saj për të shkruar tekste që të krijojnë varësi, përcjell alboinfo.ch.

Muzika e Era Istrefit është firmosur nga Ultra/B1/ Sony Music. Në këtë produksion editohet jo vetëm “Bonbon” por edhe albumi i saj i ardhshëm. Një drejtim ekzotik dhe jashtëzakonisht interesant i shijes!

Era Istrefi vjen me stil krejtësisht unik, Rihana mund të`freskohet`

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here