Këngëtarja e njohur Era Istrefi, ka ndryshuar modelin dhe ngjyrën e flokëve, duke i shndërruar ato në ngjyrë të kuqe.
Era Istrefi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku paraqitet më ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim.
Ajo ka marrë mijra komente dhe reagimet kanë qenë mjaft pozitive nga ndjekësit e saj, shkruan KosovaPress.Këngëtarja e hitit të fundit “Redrum”, e cila 5 ditë pas publikimit ka marrë më shumë se 5 milion klikime, është e njohur nga të gjithë për stilin e saj të veçantë dhe trendet e modës që sjell.