Era Istrefi në Tiranë, ja arsyejaKëngëtarja tashmë me famë botërore, Era Istrefi, po qëndron këto ditë në Tiranë.Burimet e sigurta të Telegrafit mësojnë se këngëtarja ka dy ditë që po qëndron në Tiranë.

Ajo atje bashkë me stafin e Top Aëards ka bërë provat për performancën e saj të befasishme që do ta ketë në mbrëmjen e madhe të 24 qershorit.

Performanca e Erës nuk ishte paralajmëruar më herët, por burimet e Telegrafit mësojnë se këngëtarja është përgatitur intensivisht për performancën e saj, e cila do të jetë një përmbledhje këngësh të saj, dhe jo vetëm performim i këngës “Bon Bon”.

Era do të kthehet në Kosovë pas performancës së saj në Tiranë.

Era Istrefi vet dhe me Ledri Vulën është e nominuar në disa kategori në spektaklin e Top Channel, ku ajo pritet ta fitojë njërin prej çmimeve kryesore në këtë mbrëmje. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here