Era Istrefi , këngëtarja që revolucionarizoi EvropënSukseset e Era Istrefit në tregun ndërkombëtar nuk kanë të ndalur.

Këngëtarja shqiptare me projektin e saj “BonBon” ka arritur të bëhet pjesë e toplistave botërore duke garuar me emra të mëdhenj të muzikës, transmeton Telegrafi.

Për Erën kanë shkruar edhe medium të mëdha botërore duke thurur fjalë të mëdha për shqiptaren e re që po tenton tregun ndërkombëtar.

Në faqen e radios Los40.com mes shkrimeve për Prince dhe Enrique Iglesias kanë publikuar një fotografi të Erës sipër së cilës kanë shkruar: “Kemi gjetur këngëtaren që revolucionarizoi Europën!” gjersa kanë paralajmëruar se këngën e saj do ta transmetojnë të dielën.

Gjersa versioni shqip po ndëgjohet në masë të madhe, Era po punon për versionin e saj në gjuhën angleze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here