Era Istrefi: Kam stilin tim, nuk kopjoj askënd Kjo ishte kënga ‘’Bonbon’’, e cila tashmë e bëri Erën të njohur në mbarë globin. E ndodhur së fundi në Francë, këngëtarja ka dhënë edhe një intervistë për intervistë për francezen Staragora, e që në të zbuloi disa detaje të jetës së saj dhe gjithë rrugëtimit të saj drejt suksesit, njofton Klan Kosova.

Artistja u pyet për krahasimet që i janë bërë me yjet Rihanna, Rita Ora e Sia-n poashtu, e që e cila mohoi pretendimet që ajo është duke kopjuar dikë pasi që tha se bart në vete origjinalitetin e saj.

‘’ Unë kam personalitetin tim, origjinalitetin tim. Unë kam lirinë për t’u ndikuar dhe frymëzuar nga këngëtarët e tjera femra, por unë nuk mund të kopjoj askënd. Të thuhet se unë kopjoj Rihanna-n është mosrespekteuese.’’

Era Istrefi, duke iu referuar pyetjeve të cilat iu ishin parashtruar, tha se që si fëmijë adhuronte muzikën xhamajkane dhe se frymëzimin e saj për të qenë e suksesshme e mori nga familja e saj.
‘’ Unë vijë nga një familje artistike: Nëna ime ishte një këngëtare dhe babai im ishte një aktor dhe gazetar. Nëna ime zbuloi talentin tim qysh kur unë isha një vjeçare.’’

Veç tjerash Era tregoi gjithashtu se dëgjon rryma të ndryshme të muzikës shpesh madje edhe vallëzon me tingujt e R’n’B, por dha një detaj ku tha se ‘’në moshën 16 vjeçare unë rash në dashuri me muzikën xhamajakane’’ e që frymëzimi më i madh i saj është Vybz Kartel.

Këngëtarja nga Kosova, për francezen Staragora tregoi edhe për temën që trajtohet në këngën ‘’Bonbon’’ ku tha se aty flitet për të gjitha vajzat e dëshpëruara e qe kanë nevojë për dikë që të ndjehen më mirë por tha se ”nuk kisha qëllime të diskriminohen meshkujt”.

‘’Unë kam kërkuar për të rivendosur besimin e tyre në vetvete, prandaj shkruajta këtë këngë për të nxjerrë në pah fuqinë e grave’’.

Sipas Erës, ambienti në të cilin edhe u xhirua klipi ishte detaj për të cilin u vendos spontanisht, pasi që këngëtarja tha se nuk kishte planifikuar që në klip të kishte vetëm borë, është çdo gjë meritë e Nënës Natyrë, shkruan Staragora.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here