Era Istrefi ka një befasi për fansat e saj Në një intervistë ekskluzive për “Wake Up” në Top Channel, ajo ka treguar se është duke punuar në një album që pritet të publikohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net

“Ndërkohë kam punuar dhe kam gati 10 këngë në e-mail, pra një album. Kam punuar me producentë shumë të mirë e të njohur nga mbarë bota. E di që do pëlqehen shumë, veç kërkoj dhe pak durim nga fansat. Shumica e këngëve janë në anglisht, por kam futur edhe diçka në shqip” ka thënë Era.

Po ashtu këngëtarja ka kërkuar falje te gjithë simpatizantët e saj për mos publikimin e këngës së paralajmëruar për muajin tetor dhe ndihet keq për faktin që ka ngjarë në një politikane që nuk i mbanë premtimet.

Për momentin Era po shijon një tjetër çmim ndërkombëtar, atë të EBBA-s për vitin 2017, i cili iu prezantua si surprizë në studion e “Top Albania Radio”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here