“Era” e Mc Kreshës vazhdon  Top AwardsPas javës së dhjetë të klasifikimit të “The Top List”, Top Awards, sa vjen e bëhet më interesant. Mc Kresha duket se ka goditur në shenjë më projektin e tij më të fundit muzikor, “Era”, duke qëndruar për dy javë në krye të kësaj renditje.

Ndryshe nga java e kaluar, sukses ka pasur NRG Band, i cili është renditur në vendin e dytë, ndërsa Mozzik me “Dhezu” në vendin e tretë, raporton TCH.

Ky klasifikim sjell thuajse çdo javë projekte të reja që i shtohen kësaj renditje por ajo që duhet theksuar është që publiku ende vazhdon të preferojë këto trl projekte muzikore: Elvana Gjata ft. Bruno – “Love me”, Ghetto Geasy ft. Majk – “Sjena mo” dhe 2TON – “Ani Nasht”, duke i rezistuar për 10 javë “The Top List”.

Projekte të reja që i janë shtuar klasifikimit të 20 këngëve janë: Vesa Smolica – “Sixty Nine”, Adelina ft. Robb Daddy – “Erën e saj” dhe Ardian Bujupi – “Addicted”, duke bërë që t’i largohen “The Top List”: Eni Koci – “Si Dikur”, Dafina Zeqiri –“Hate You, Love You” dhe Albina Kelmendi – “Ëndrrën mos ma merr”.

Ky është klasifikimi i javës së 10-të
1. McKresha – Era ft Gjurmet
2. Nrg Band – Ajo m’kalli
3. Mozzik – Dhezu
4. Era Istrefi – Bonbon
5. Kida – S’ki ide
6. Besa ft. Ansi – Kameleon
7. Ledri Vula – SRMN
8. Vesa Smolica – SixtyNine
9. Adelina ft. Robb Daddy – Eren e Saj
10. Samanta – Asnjo Si un
11. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
12. Ghetto Geasy ft. Majk – S’jena mo
13. 2ton – Ani Nasht
14. Dj Aldo ft. Lorela – Don’t let me go
15. Noizy -Number one
16. Asgje Sikur Dielli – Adresa
17. ArdianBujupi – Addicted
18. Lyrical Son – Hey Hey Hey
19. Vig Poppa ft. Dhura Dora – Zoom Zoom
20. Butrint Imeri – Eja Eja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here