Emri i saj u be i njohur pas infiltrimit ne nje nga reality-show qe organizohet ne Shqiperi. Megjithese vjen nga bota e modes dhe se drejtonte nje agjenci mode, Enxhi Kamenica u identifikua si nje vajze e lirshme korcare dhe pa komplekse.

Shpesh jeta e saj private ka qene ne fokusin e gazetareve, por, sic thote Enxhi ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, ka pasur shpesh momente kur ajo eshte ndjere e fyer nga shpifjet dhe nga keqinformimi qe i eshte bere publikut ne lidhje me te.

Sapo ka blere nje shtepi te sajen dhe ka filluar qe te jete e pavarur. Mbi te gjitha eshte duke u pergatitur per te ndjekur masterin ne shtetin fqinj, Itali, ku Enxhi do te shperngulet per nje periudhe kohe ne Rome, per te ndjekur studimet pasuniversitare.

Enxhi, ju u bete e njohur pasi hyte ne nje reality-show si e infiltruar, ishte deshira juaj pjesemarrja apo e organizatoreve?

Ka qene nje ftese e bere nga autoreve te “Big Brother Albania”, pasi une ne ate kohe isha goxha e angazhuar me boten e modes, nderkohe qe drejtoja dhe nje reviste e agjenci mode.

A mendoni se ne nje fare menyre ju pengoi apo ju ndihmoi popullariteti i fituar?

Nuk mund te konfirmoj as njeren, as tjetren. Pervec faktit se here pas here me pengon te jem e lirshme ne daljet e mia publike privat, ne asnje aspekt tjeter nuk ka ndikuar pozitivisht apo negativisht fakti qe njihesha si “Enxhi i BB”.

Jeni perfolur shume per lidhjen tuaj me Stresin, a jeni bashke, apo jeni ndare perfundimisht?

Lumturimisht te ndare!

Cfare mendoni kur lexoni per veten tuaj neper gazetat roze?

Kjo eshte shume relative, pasi gjithcka varet shume nga gazetaret sa profesioniste apo investigues te lajmit jane, pasi ndodh qe jane edhe dashakeqes pa nivel, ne rastin e dyte sigurisht qe ndjehem shume e fyer nga shpifjet apo aludimet e tyre dhe keqinformimi qe i behet publikut.

Vetem para pak ditesh u fol per nje aksident qe bete me makinen e shoqes suaj, cila eshte e verteta e kesaj historie?

Po eshte e vertet qe kam pasur nje aksident te vogel me makine, por fale Zotit pa ndonje pasoje ne shendetin tim, vetem deme te vogla te makines se mikeshes sime.

A keni ju shoqeri me personazhet e tjera publike?

Kam marredhenie shume te mira me te gjithe njerezit qe me lidh puna, qe ne kete rast, te shumte jane pa diskutim dhe ata te medias dhe televizionit.

Momentalisht me cfare po merret Enxhi?

Momentalisht po sistemoj jeten time private, e cila, fatkeqesisht, ishte pak jashte vemendjes sime per nje periudhe kohe, kjo gje po rikuperohet tani, fillimisht me blerjen e nje shtepie te re ku po provoj jetesen vetem dhe te pavarur.

A keni menduar ndonjehere qe te jetoni diku tjeter dhe jo ne Shqiperi?

Here pas here kam menduar qe te jetoj ne Itali ku dua te bej dhe masterin, por jo per t’u shperngulur perfundimisht, vetem nese karriera ime merr nje drejtim tjeter me transferimin tim ne kryeqytetin italian, pra ne Rome.

Pjese e suksesit tuaj eshte padyshim edhe pamja juaj fizike, a kujdesi shume per te?

Per hir te se vertetes shume pak, jam tip shume sportiv dhe nuk me pelqen te sajohem me taka, grim e ku di une, kjo sa i perket pamjes se jashtme, ndersa sa i perket fizikut tim kujdesem sigurisht ne ushqimin qe une konsumoj dhe duke u marre shume me sport, qe mbi te gjitha te jem ne forme te mire fizike, pasi kjo ka shume rendesi per mua…

Si e shihni veten tuaj pas 10-vjetesh?

Do te uroja qe te isha nje femer ne karriere.

Cfare jane per ju gjerat me te rendesishme, pa te cilat nuk do te jetonit dot?

Ajo qe per mua ka nje rendesi te pazevendesueshme eshte sigurisht familja ime, pa te cilen nuk do te jetoja dot.

Si e shihni mentalitetin shqiptar sot ne 2012, me te perparuar apo si 20 vite me pare?

Ne fasade me te perparuar, ne brendesi me rende se para 20 vitesh, dhe kjo jo detyrimisht ne nocionin e keq te fjales.

A keni bere apo thene dicka per te cilen jeni penduar shume se fundmi?

Besoj se nuk kam bere asgje qe vlen te publikohet.

Si do ta perkufizonit ju veten tuaj, kapricoze, tolerante, solare… etj.?

Mbase vete natyra femerore ka pak nga te gjitha, por ajo qe mua me karakterizon them se jam shume solare.

Cilat jane tiparet e mashkullit tuaj ideal?

E veshtire te perkufizohet ne nje interviste, por duhet te jete nje njeri i pjekur dhe i matur, shume i dhene pas familjes dhe mbi te gjitha te vleresoje femren qe ka ne krah, jo detyrimisht i ngjashem me mua ne karakter, por te plotesojme njeri-tjetrin.

Cfare nuk do te toleronit kurre tek nje mashkull?

Nuk mund te flas keshtu apriori, sepse varet nga personi, por sigurisht qe nuk do te toleroja asgje qe mua nuk me pelqen.

Cfare roli ze miqesia tek ju?

Miqesia, s’e di, pasi nuk jam nga ata persona qe nuk kam te tille, e vetmja qe njihet si mikesha ime eshte motra ime Aurela Hoxha, qe sigurisht eshte familja ime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here