Agjentja e famshme e BB, së shpejti pritet të lançohet në treg edhe si këngëtare pas suksesit që pati në fushën e modës dhe drejtimit të një agjensie modelimi.

Enxhi do të realizojë një duet me të dashurin e saj Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.Kënga do të titullohet “Në qiellin e 7” dhe njëheri do të zyrtarizojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

I kontaktuar nga “Panorama plus”, Stresi pranoi që do të realizojë duet me Enxhin, ndërsa këngës do t’i realizojnë edhe një klip të nxehtë. Përveç këtyre planeve, Stresi tregoi se së shpejti pritet të nxjerrë klipin e ri në shkurt të një kënge “solo”.

Kam klipin për të nxjerrë tani në shkurt, kurse në “Top fest 8” do jem me një super hit”, theksoi ai ndërsa bëri me dije se në festivalin modern do të jetë në duet me një tjetër femër, të cilën ne e kemi zbuluar nga intervista me Ronela Hajatin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here