Çifti që u nda dhe u ribashkua, Enxhi Kamenica dhe reperi Arkimed Lushaj, Stresi, janë parë të rrihen e përleshen keq dy ditë më parë në ambientet e një lokali në qendrën komerciale ETC në kryeqytet.

Nuk dihet ende përse ka nisur sherri mes tyre, por dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se edhe kur u është kërkuar nga kamerieri që të lënë ambientet e lokalit ku thyen disa gota, ata e kanë vijuar sherrin e tyre edhe jashtë kësaj qendre tregtare.

Binte në sy se në nerva e sipër, ish-agjentja e infiltruar e “BB3”, korçarja Enxhi Kamenica nuk i ka lënë asgjë mangët goditjeve të të dashurit të saj, me të cilin shpalli sërish pajtimin pak ditë më parë, në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit. Sesi do të vijojë historia, këtë pritet ta shohin në vijim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here