Aktori i mirënjohur Enver Petrovci, është larguar nga spektakli “VIP Shpija”, sic bëhet e ditur, për shkaqe personale.
Kjo gjë iu është kumtuar banorëve por edhe publikut, nëpërmjet një njoftimi ku thohet se, Petrovci nuk do të jetë më pjesë e VIP Shpija, për arsye personale.

Një ditë më parë, Indeksonline ka publikuar një intervistë të Petrovcit, dhënë portalit serb “Telegraf” gjatë të cilës ai ka “falenderuar” ish presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.

“Tanimë nuk ka dallim midis fshatit dhe qytetit. Falë mikut tonë Sllobodan Millosheviq, që popullin shqiptar ka shëtitur kudo nëpër botë, nga Zelanda e Re deri në Kamerun, sot kemi krejtësisht një klasë të re të të rinjve, që në mënyrë perfekte flasin gjuhën angleze.”, kishte thënë Petrovci për Tlegraf.

Nuk dimë nëse largimi i tij nga “VIP Shpija” ka të bëjë pikërisht me këtë intervistë, gjithsesi, mbetet të shihet nëse Petrvoci do të deklarohet për media lidhur me këtë intervistë./ Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here