Zemërthyesi spanjoll, Enrique Iglesias, me publikimin e videoklipit të ri muzikor ka treguar se është akoma atraktiv.

Klipi i këngës “Finally Found You” është lansuar para disa ditësh, ndërsa fansat nuk do të zhgënjehen, pasi që është përplot skena ‘të nxehta’.

Në njërën nga skenat, 36-vjeçari qëndron pa bluzë mbi krevatin, në të cilin paraprakisht ka bërë dashuri me femrën e ëndrrave të tij, ndërsa ajo që bie në sy është trupi i tij me muskuj të theksuar.

Kënga “Finally Found You” është incizuar si pjesë e albumit “Reloaded”, ndërsa tashmë është shndërruar në hit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here