Kënga “Dirty Dancer” e këngëtarit latin Enrique Iglesias, gjendet në krye të listës së revistës “Billboard”, e cila këtë këngëtarë e ka shpallur si mbretin e muzikës ‘dance.

“Dirty Dancer” gjendet në albumin e fundit të Enriques “Euphoria” dhe është e pashmangshme në klubet e natës dhe diskoteka këtë verë në mbarë botën.

Ky hit është singli i nëntë i këngëtarit i cili është gjetur në majat e toplistës së “Billboard” për zhanrin e muzikës ‘dance’, çka është më shumë se Michael Jackson, i cili në maje të kësaj liste është ngjitur tetë herë. Enriquen dhe Michaelin i ndjek këngëtari Princ me 7 single, derisa në kategorinë e femrave, Madonna ende është e pa konkurrencë. Ajo ka 40 hite që janë gjetur në pozitën e parë në listën “Billboard”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here