Enrique Iglesias ka zbuluar se disponimi i tij në mëngjes kur zgjohet nga gjumi nuk është edhe aq në nivel.

Por ai duket se ai ka gjet mënyrë se si t’ia rregulloj vetës qejfin.

Ai ka treguar se gjëja e parë që bënë sapo zgjohet nga gjumi është dëgjimi i këngës hit të tij të vitit 2010, “I like it”, të cilën e ka punuar bashkë me Pitbull.

“Për këngën “I Like It’ jam munduar shumë, e poashtu me këtë këngë kam kaluar shumë situata në jetë. Sapo e dëgjova për herë të parë, e dita që kjo do të jetë kënga ime.

Bashkëpunëtorët e mi më thanë, ‘Je çmendur, kjo nuk do të funksionoj asnjëherë’. Për këtë arsye edhe kam ndryshuar disa herë bashkëpunëtorët. Edhe në mëngjes kjo këngë më jep vullnet për tu zgjuar”, ka thënë Enrique.

Ai momentalisht është në turne me Jennifer Lopez dhe thotë se po kënaqet duke punuar me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here