Enriko Iglesias koncert në ShkupMbreti i pop muzikës latine Enrike Iglesias sonte në VIP Arenën në QS “Boris Trajkovski” do të mbajë koncert në kuadër të turneut të tij botëror “Seks end lav” (Sex and Love).

Organizatori Denis Ilioski nga Avalon Produkcia theksoi se bëhet fjalë për koncert historik pasi në Maqedoni vjen këngëtar nga A-lista e performuesve botërorë, por edhe super ekskluzive pasi kapaciteti i sallës është bindshëm më i vogël nga të gjitha hapësirat ku Enrike është paraqitur në 10 vitet e fundit nëpër botë. Janë lëshuar vetëm 8.000 bileta në shitje.

Përndryshe, pop ylli botëror vjen këtë vit special në Maqedoni, duke pasur parasysh se në muajin maj në rajon mbajti disa koncerte në Beograd, Zagreb dhe Sofje.

Enrike nuk ka pasur kërkesa të veçanta lidhur me vendosjen dhe ushqimin, por ka insistuar në disa aspekte teknike lidhur me organizimin e koncertit. Paragrup nuk do të ketë, ndërsa dyert e arenës do të hapen një orë para koncertit që duhet të fillojë në orën 21.

Menjëherë pas Inglesias, më 21 qershor në Shkup do të vijë Xhon Njuman, emër i madh botëror në soul muzikë, pastaj koncertet në Ohër të Niki Romero dhe Lost Frenkvencis më 1 gusht në stadiumin “Biljanini izvori”, Al Di Mejola do të shfaqen më 13 gusht në Teatrin antik, dhe më 14 gusht Prodici gjithashtu në stadium.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here