Moderatori i njohur Eno Popi ka pësuar një humbje të madhe në familje.

Nëna e tij është ndarë sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante prej kohësh.Miq të moderatorit, kolegë e dashamirës i kanë shprehur ngushëllime moderatorit për humbjen e rëndë e kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë humbje të parakohshme.

Në Instagram, edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, mikeshë e afërt me Enon, ka shprehur mbështetjen e saj.“Në krahun tënd…” – shkruan Arbana në foton me Enon dhe pas saj shpërthyen komentet që i shprehnin ngushëllimet moderatorit dhe të tjerë që pyesnin se çfarë i ka ndodhur.Përcjellja e nënës së gazetarit për në banesën e fundit do të bëhet të martën, në orën 12:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here