Eshte identifikuar perhere si imazh i rendesishem ne televizionin Klan. Enkel Demi, nje emer i rendesishem ne gazetarine shqiptare, duket se me ne fund do te “braktise” lidhjen e tij te ngushte me kete televizion.

Ai eshte i njohur si prezantues ne edicionet e lajmeve, por edhe si show-men dhe prezantues.

Ne fakt, ende ikja e tij nga Klani duket e pabesueshme per shume njerez qe jane mesuar ta shohin prej vitesh aty, por lajmi eshte i vertete.

TVSH-ja mesohet se do te jete stacioni tjeter ku Enkeli ka nje sere projektesh. I pari eshte ai qe do te nise shume shpejt. Talk-show “Shih” do te nise me 10 shtator dhe do te transmetohet cdo te hene ne oren 9 te mbremjes. “Shih” ne fakt duket si nje autoironi e gazetarit, nese do te mund ta quajme keshtu, ne kete larmi te madhe produksionesh televizive. “Shih” eshte konceptuar si shou-t e famshem amerikan, ku argetimi eshte nje pjese e rendesishme e tij.

Por nje projekt tjeter mjaft interesant, i cili eshte ende i pakonfirmuar, eshte edhe spektakli ku mendohet se Enkeli do te jete krah kengetares kosovare Yllka Kuqi, ne kuader te nje bashkepunimit dypalesh midis Kosoves dhe Shqiperise.

Emri i kengetares kosovare eshte ende i pakonfirmuar, po ajo qe kemi mundur te mesojme eshte se behet fjale per nje shou, i cili do te kete ne qender nje loje interesante, permes se ciles do te fitohen jave pas jave shume dhurata.

Vec kesaj ketij shou nuk do t’i mungojne as te ftuarit dhe performancat nga artiste te njohur te skenes.

Prodhues i programit do te jete “Zentrum Production”, i njohur permes emisionit “Histori dashurie”. Nderkohe, vec kesaj levizjeje te konfirmuar, Enkel Demi mesohet se ka nje projekt ne nje televizion tjeter, i cili ende eshte mister.

Gjithashtu, nje tjeter emision argetues mjaft i ndjekur i Enkelit eshte ai ne radion “Club FM”, “Makine me dy timone”, te cilin e moderon se bashku me Edi Ogan. Po si te mos mjaftonin keto, nje tjeter surprize vjen nga Enkeli.

Kete lajm e kemi mesuar nepermjet miqve te tij, te cilet kane pohuar se Enkeli cdo te premte do te luaje muzike per publikun e zgjedhur te “Vila Mercedez”. Muzika duket se eshte nje nga pasionet e “fshehta” te gazetarit te njohur, per te cilen nuk dinim shume.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here