Enis Presheva, nje nga kompozitoret me fame ne trojet shqiptare, e le muziken, pasi qe e kupton se eshte e ndaluar.

Përkushtimi ndaj fesë islame dhe rregullave që ajo përcakton në jetë, ishin arsyet që producenti dhe kompozitori i njohur nga Kosova, Enis Presheva te largohet nga muzika dite me parë.

Burime të sigurta thone se ai ka vendosur ta lë muzikën pasi sipas disa interpretimeve të fese islame nuk lejohet muzika, që konsiderohet “haram”, e ndaluar.

Edhe nje gje inetereante qe munde te verehet ne ndryshimin e Enis Presheves, eshte fakti se nese ne web klikono http://www.enispresheva.com/ , faqja do te ju lidhe me linqet e faqeve te njohura islame, http://www.qsi-ks.com/ dhe http://www.tezkije.com/

Mirepo nuk eshte lene jasht mundesia qe Enisi te punoje tani edhe ne kompozimin e kengeve te lejuara (hallall). Ky nuk është rasti i pare e besojme se nuk do te jete as i fundit, kur një muzikant e lë muzikën për shkak të bindjeve fetare.

Më herët e kishin bere Adem Ramadani, solisti i grupit TNT, Ferki Shala, Bardhi nga grupi Daligs, Muharem Qaili – Memi dhe shume kengetare edhe me fame boterore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here