Enis Fetahu, menaxheri i GenësËshtë njëri ndër sulmuesit më të mirë në Kosovën e pasluftës. Sulmuesi i Prishtinës, Enis Fetahu, rrëfen shumë ngjarje interesante në intervistën ndryshe për Tribuna.

Fetahu tregon për nofkën e tij, cimerin e preferuar dhe shumë gjëra të tjera. Sa i përket trajnerëve të preferuar, për të janë tre.

Trajneri aktual, Afrim Tovërlani, është ndër më të pëlqyerit, mirëpo nuk e harron as babanë që e kishte edhe trajner, Mehmet Fetahu, i cili ndryshe njihet si ‘Meksa’.

Sa i përket ‘ëndrrave’, sulmuesi gjithmonë ka dëshiruar të luaj në ligën më të fortë në botë sipas tij, atë të Series A, ndërsa skuadra e preferuar e tij është Roma.

32-vjeçari ka treguar se momenti më i mirë në karrierë ishte kur nënshkroi kontratë profesionale me skuadrën kroate NK Zagreb, ndërsa momentet më dëshpëruese ishin lëndimi në Kroaci dhe largimi nga Kosova e Prishtinës.

Nuk e harroi as djalin e tij Malin, për të cilin shpreson të bëhet një ditë futbollist teksa atë e konsideron si gjënë më të shtrenjtë në jetë. Ani pse ka qenë futbollistë, ai nuk është bërë ndonjë menaxher i ndonjë lojtari. Enisi momentalisht është menaxher i këngëtarit të mirënjohur, Gena Lito – Gena.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here