Këngëtarja, Eni Koçi, i ka kërkuar miqësi Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi pas bashkëpunimeve të shumta, që ka patur me reperin e njohur shqiptar, Noizy.

Eni i ka dërguar Stresit në Facebook, një mesazh ku e përgëzon për këngën e tij në Top Fest, dhe i kërkon në të njëjtën kohë që ta bëj shoqe në këtë rrjet social.

Ndërkohë Stresi e ka publikuar si fotografi, bisedën e tyre në privat të cilën e ka postuar në Facebook. Fotografia është komentuar nga shumë ndjekës të tij, të cilët kanë ironizuar këngëtaren Eni Koçi.

Grupi “OTR” që drejtohet nga Noizy, dhe grupi “TBA”, që ka si drejtues Stresin, prej kohësh kanë konflikte të ashpëra ndërmjet tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here