Edhe pse është ende një adoleshente dhe mjaft e re në karrierën e saj si artiste, ajo është e zonja e vetes dhe këtë e ka treguar më së miri deri tani.

Por, nuk e kishim imagjinuar kurrësesi që këngëtarja Eni Koçi të ishte kaq “aggressive”, madje të mos ngurronte që të kapte me grushta çunat që i vijnë nga pas dhe e besdisin orë e çast…? Mos u trembni?

Në fakt kjo foto që po ju sjellim është një sekuencë nga videoklipi i fundit që ka xhiruar këngëtarja dhe për të ngritur paksa adrenalinën e fansave të saj, ajo ka bërë publike disa imazhe tejet provokuese.

Ajo që vihet re këtë herë në klipin e Enit, duke ju referuar imazve është fakti se ajo vjen si “Bond Girl”, duke treguar se nuk është aq e urtë sa reflekton pamja e saj ëngjëllore. Por për më shumë mbetet vetëm të presim videoklipin e këngës së saj më të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here