Engin Akyurek, mashkulli më i adhuruar në Turqi Aktori i famshëm turk Engin Akyurek, i cili luan rolin e Omer-it në telenovelën “Diamante dhe Dashuri”, që transmetohet në Televizionin Klan, vjen me një set të ri fotografik.

Ai shfaqet në kopertinën e revistës “L’Officiel Hommes” versioni turk, për të cilën ka realizuar edhe një set fotografik tepër interesant, ku aktori shfaqet tepër tërheqës, ndërsa rrëfen mbi jetën e tij dhe karrierën 10-vjeçare si aktor.

Vetë revista e përshkruan Engin-in si një aktor tepër të talentuar, të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë një person të thjeshtë.

Fotografitë e realizuara për “L’Officiel Hommes”, Engin ka dashur t’i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale.

Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar vlerësimet dhe komplimentat nga më të ndryshme, si “unik”, “i mrekullueshëm”, “seksi” apo “mashkulli më i adhuruar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here