Eshtë me siguri një ndër femrat më të thjeshta të skenës shqiptare… Me klasin, shijen e hollë dhe me zërin e veçantë, ajo ka arritur të kthehet në një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri.

Karizmatikja Eneda Tarifa, vjen sot në këtë intervistë të “Bluetooth” për të ndarë me ne sekrete të padëgjuara më parë… Ju ftojmë që më tej të zbuloni Enedën në një tjetër prizëm, në atë të gjumashes…

Si i ka marrëdhëniet me shtratin, ç’është shtrati për të, sa kohë kalon ajo duke fjetur, si dhe shumë pyetje të tjera do të marrin përgjigje në këtë intervistë interesante me Eneda Tarifën, ku natyrisht nuk do të mungojnë as notat komike…

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Sa do kohë të kaloj, gjithmonë do të më duket pak…

Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
(Qesh) Edhe më pak.

Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
Me pizhama, e mbërthyer deri në grykë (qesh), duhet të ruaj zërin.

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?
Të gjitha nga pak. Por më shumë shoh TV, sepse librin dua ta lexoj në tavolinë.

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Shtrati është vetëm i imi dhe i askujt tjetër, është strehë çlodhjeje dhe për të cilin ndjej mall më tepër.

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Drejt, si në plazh me fytyrë nga dielli, të bën mirë për frymëmarrjen.

Po kur je më të dashurin?
Nuk fle fare…(Qesh)

Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Nuk më qëllon.

Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Dua të mbulohem shumë, dua ta ndjej rëndesën e mbulimit.

A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike?
Çfarë?
Jo, kam filluar të kem respekt për paranë.

A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Po, luanim shpesh kur ishim të vegjël me motrën dhe vëllain, më pëlqen të kërcej mbi krevat.

A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Jo në përgjithësi, kur zgjohem ndodh prej ndonjë ëndrre të keqe, nga lëkundjet e tokës që i djej shumë ose për të fikur televizorin.

Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jo, kam një derrkuc rozë shumë të butë dhe fle ndonjëherë më shtrënguar me të. (Qesh)

Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?
Nuk ndodh.

Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Vë orarin e zgjimit në cel.

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Do të vërtetën fare fare apo… ? Bëj një neskafe me qumësht. (Qesh)

Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Ngrohja ose ftohja e dhomës.

Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni: Ç’dreqin dua këtu?
Jo, asnjëherë.

Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Asgjëkundi nuk më zë gjumi përveç shtratit tim./
Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here