Eneda Tarifa takon gazetarët që e tallën, shikoni çfarë ju thotë! Dy gazetarët e blogut më të ndjekur të Eurovizionit, Wiwiblogs, kanë realizuar më në fund një intervistë me këngëtaren shqiptare Eneda Tarifa.

Pas videos së pak kohëve më parë ku dy djemtë kritikonin shumë versionin final të këngës shqiptare, kishte një kuriozitet të madh online sesi do të shkonte takimi i tyre live.

Pasi i kishte thumbuar pak në Izrael, kësaj here Eneda ka gjetur kohë t’iu japë një intervistë Wiwiblogs, madje i ka ftuar ata edhe në Tiranë.

Kujtojmë se Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës, Eurosong, i cili do të mbahet në Stockholm të Suedisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here