Eneda Tarifa, e cila edicionin e kaluar të kabaresë së humorit “Portokalli” e prezantoi së bashku me aktorin Salsano Rrapi, ka reaguar pas zërave të ndryshëm që thonë se “ajo nuk do të jetë më pjesë e këtij “show”, për shkak se nuk është pëlqyer shumë”.

O njerëz, mos i dëgjoni thashethemet”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, këngëtarja që fitoi “Top Fest 7” me këngën “Me veten”.

Ndryshe nga ç’është shkruar deri më tani, pas largimit të të mirënjohurit Agron Llakaj nga ekrani i Top –Channel-it, e mandej edhe të Amit (në drejtim të “Dancing with the stars” në Vizion Plus”), Eneda e shfaqi veten si një moderatore mjaft simpatike, me karizëm dhe me humor të spikatur në “Portokalli”.

Pavarësisht se ç’është shkruar lart e poshtë, duket se këngëtarja simpatike që jeton prej vitesh një histori dashurie me kompozitorin Erion Zaloshnja, nuk u ka kushtuar shumë rëndësi thashethemeve, ndoshta edhe për faktin se figura e saj në sezonin e pritshëm të “Portokallisë” nuk ishte miratuar ende.

Por, burime të brendshme nga televizioni, kanë bërë me dije se edhe pse mendohej rikthimi i Xhemi Shehut në këtë program të njohur, nga stafi prodhues është vendosur që dyshja Eneda Tarifa- Salsano Rrapi të jenë sërish prezantuesit e këtij emisioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here