Eneda Tarifa harron tekstin e këngës “Fairytale”Përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Europian të këngës Eurovision, këngëtarja Eneda Tarifa, në eventin “London Eurovision Party” ka kënduar live këngën “Fairytale”.

Gjatë performancës së saj ajo mahniti të pranishmit, mirëpo në fund të këngës, saktësisht në minutën 3:08, Eneda harroi disa vargje të këngës, shkruan Indeksonline.

Të mos harrojmë se me përzgjedhjen e këngës së Eneda Tarifës për të përfaqësuar Shqipërisë në këtë kontest janë ngritur shumë paknaqësi me arsyetimin se kënga nuk është e duhur për një garë të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here