Eneda Tarifa etiketohet si homofobe dhe vihet në dyshim suksesi i saj në EurovisionEneda Tarifa fitoi edicionin e 54-të të Festivalit të Këngës në Shqipëri duke fituar edhe të drejtën ta përfaqësojë Shqipërinë në Stokholm në Eurovisionin e radhës në muajin maj.

Portali zyrtar i Festivalit Evropian shkruan se kënga e saj me titull “Përrallë” është një baladë e fuqishme me influenca etnike dhe alternative në kitarë.

Ndërkohë, ka mbërritur një kritikë e parë për këngëtaren, nga përfaqësuesi i Aleancës LGBT, Kristi Pinderi, transmeton Mapo.

Ai shkruan se këngëtarja fituese ka tendenca kundër anëtarëve të këtij komuniteti, teksa shpreh habinë dhe pakënaqësinë e tij që ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një kompeticion ndërkombëtar, ku fituesi i dy viteve më parë ishte një transeksual.

“Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë. Kur fitoi Conchitta,
Eneda shkroi e revoltuar: ‘Ky na qenka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?’

Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se ‘Brenda festivaleve si ky në fjalë lobohet në grupime të përkatësisë seksuale’”, citohet të ketë shkruar Pinderi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here