Eneda Tarifa, e cila së fundi rrëmbeu vendin e parë në edicionin e shtatë të Festivalit të muzikës moderne shqiptare “Top Fest”, ka premtuar se së shpejti do të vijë me album të ri.

Këngëtarja i ka bërë këto komente për planet e saj gjatë një interviste për “Bluetooth”. Ajo po ashtu ka thënë se shumë shpejt planifikon të realizojë edhe një koncert recital.

“Shumë njerëz ma kanë kërkuar këtë gjë. Nuk di të jap një datë të saktë sepse unë nuk jam shumë e mirë në këtë gjë, di vetëm të them se së shpejti do të vijë një koncert recital për të gjithë artdashësit e mi”, është shprehur Eneda.

Ajo ka zbuluar se është duke punuar edhe në dy këngë të reja dhe me t’i përfunduar ato, do të vijë edhe albumi i ri i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here