Kur duket se i kishte humbur të gjitha shpresat, Prokuroria e Tiranës i ka bërë një “dhuratë” të bukur këngëtares dhe prezantueses së njohur Eneida Tarifa, duke i rikthyer telefonin e saj të humbur prej gati 3 muajsh. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se Tarifa kishte denoncuar rreth 3 muaj më parë humbjen e telefonit të saj, i-Phone 4.

Menjëherë pas këtij denoncimi, nisi puna për gjetjen e telefonit. Pas një sërë hetimesh të kryera, oficerët e Prokurorisë kanë arritur të gjejnë me anë të numrit IMEI (numri i serisë i çdo telefoni) vendndodhjen e tij dhe personin që e dispononte.

Mësohet se personi i cili kishte në përdorim telefonin e këngëtares Tarifa ka deklaruar se e ka blerë atë pranë “tregut të dollarit”.

Ndërkaq, telefoni i është dorëzuar Eneida Tarifës, por njëkohësisht janë duke vijuar hetimet për gjetjen e personit që e ka shitur atë pranë “Dollarit”. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here