Këngëtarja Eneda Tarifa, i është perkushtuar artit skenik, veçanërisht nëpërmjet spektaklit humoristik “Portokalli”, ku ajo ka rolin e prezentueses, krahas Salsano Rrapit.

Prezantuesja është gjithmonë në qendër të shënjestrës së komenteve mbi veshjen dhe në atë pozicion vështirë të merren komplimente 100 për qind.Paraqitja e Enedës, konkretisht në skenën e Portokallisë, është komentuar pak si “i çuditshëm”.
Por duket se në këtë rast, nuk është zgjedhja e saj të duket ashtu.

“Me këtë pjesë nuk merrem unë. Për look-un, kujdeset drejtoresha estetike e Top Chanel dhe nuk janë zgjedhjet e mia. Mund të ketë pasur komente jomiratuese për veshjen time. Shijet janë personale, unë mund të them vetëm që duke qenë se ky është një spektakël humori, është menduar që look-u im mos të jetë shumë sexy, por të jetë edhe pak sportive, diçka e ndërmjetme për t’u përshtatur më mirë me programin”, ka sqaruar Eneda për mediat shqiptare, duke shtuar se:

“Nuk ka asgjë të keqe që një prezantuese të duket sexy, femrat duhet të jenë sexy, por në këtë show është bërë një zgjedhje e tillë dhe mua më duket logjike”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here