Pas balades “Do vazhdoj te flas”, ai pohon per gazeten “Panorama” se po punon per realizimin e disa kengeve shume madheshtore, qe do te shenojne rikthimin e fuqishem te vellezerve korçare kete vjeshte ne muzike.

Nderkohe qe kengetari ka pohuar se nuk ka plan te konkurroje ne festivalin “Kenga Magjike”. Por kemi disa plane per dy programe televizive, per te cilat jemi ne pune e siper, ndaj ende s’mund te japim detaje, ka pohuar Endri.

Nderkohe per sa i perket jetes private, kantautori pergjigjet: “Nuk mund te flas per kete pjese, pasi duhet te kem o nje o asnje, ne kuptimin duhet te kem nje te dashur, qe te jete sa per 1 milion”.

Endri dhe Stefi ishin zerat permbylles ne naten e peste te festes se “Birra Korça”. Te gjithe pjesemarresit iu bashkuan serenatave te kenduara prej tyre per disa ore, duke shenuar shfaqjen e tyre te fundit ne publik per kete vere.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here