Enca nuk i ndal kunjat për ish-bashkëpunëtorin e saj.

Enca Haxhia dhe Noizy kanë riaktualizuar sherrin mes tyre, ani pse një kohë nuk kishin folur për raportet që kanë mes tyre.

Ishte Noizy ai i cili së fundi ka qenë i ftuar në një intervistë, teksa deklaroi se Enca ishte person i lodhshëm dhe se nuk e tregonte të vërtetën në paraqitje publike.

Përmes një postimi, Enca thumbon reperin duke i thënë se nuk është mirë të tentojë ta ulë dikë për t’u ndjerë mirë.

“Është në rregull të mos kesh besim në vete. Por, nuk është në rregull të tentosh të ulësh njerëzit e tjerë vetëm ta bësh veten të ndihesh mirë”, janë fjalët e këngëtares.

“Break Down” mbetet kënga e fundit e Enca Haxhisë, të cilën e solli në bashkëpunim me Don Xhonin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here